ASK tregon se ka rritje të tregtisë me pakicë

23 dhjetor 11:18

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë, për tremujorin e tretë të këtij viti, ku vërehet se në tremujorin e tretë, krahasuar me tremujorin e dytë, ka pasur rritje te tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 16.9%.

Rritje kishte edhe te tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara për 2.8%, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 2.3%, tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara për 1.6%.

Kurse, te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara nuk ka ndonjë ndryshim.

Sipas ASK-së, rënie është shënuar te tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (2.7%), tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (0.8%) dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (0.5%).

“Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë të vitit 2017 me tremujorin e tretë të vitit 2016, ka pasur rritje: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (34.3%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (22.4%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (22.4%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (17.3%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (11.8%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.7%).Kurse, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (0.9%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (0.6%)”, thuhet në një komunikatë të ASK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Kosovën e Re (AKR), përmes një komunikate për…