Askush nuk e dinte! Historia e trishtë që fshihet pas fustanit ikonik të Marilyn Monroe që veshi Kim Kardashian

19 qershor 2022 | 13:45

Kur Marilyn Monroe mori pjesë në festën e ditëlindjes së 45-të të John F. Kennedy -t në Madison Square Garden në Nju Jork më 19 maj 1962, ankthi, trishtimi dhe pilulat e marra për të shmangur një depresion të tillë kishin marrë tashmë një ndikim shumë negativ për aktoren 35-vjeçare.
Marrëdhëniet e saj të njohura me vëllezërit Kennedy, John dhe Robert, ishin qershia mbi tortë.

Midis 4 dhe 5 gushtit 1962, një nga gratë më të njohura në botë dhe një nga simbolet më të njohura të seksit në histori, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Brentwood.

Arsyet e vdekjes së saj tregojnë një vetëvrasje të mundshme, produkt i depresionit dhe vetëshkatërrimit të saj.
Rreth një muaji më parë, Kim Kardashian zgjodhi për Met Gala-n e këtij viti fustanin Jean-Louis që Marilyn Monroe kishte veshur atë natë në Madison Square Garden, i cili u interpretua si një mesazh i llogaritur gabim dhe konfuz.

Shtojini kësaj  ndryshim drastik të ngjyrës së flokëve duke i kthyer në bjonde dhe qëllimin që i vuri vetes për të humbur peshë për të veshur  fustanin ikonik, shkruan Panorama plus.

Në atë natë të vitit 1962 në Nju Jork, Monroe mbërriti në mbledhjen e fondeve me një fustan që mbeti i fshehur kryesisht pas një palltoje të bardhë leshi, por kur doli në skenë, ajo hoqi pallton me stilin dhe dhuntinë unike që e karakterizonte dhe e tregoi atë krijim të bërë me porosi nga Jean Louis me plot sharm.

Fustani me kurriz totalisht të zbuluar, ngjyrë mishi, i tejdukshëm dhe me formë është frymëzuar nga një skicë e Bob Mackie. Përveç bukurisë legjendare të Marilyn Monroe, mijëra kristale të qepura me dorë në siguruan që të gjithë sytë të ishin te ylli i Hollivudit. Fustani ishte aq i ngushtë sa duhej qepur para paraqitjes së saj.

Një nga paraqitjet e fundit të Marilyn

Veshja është gjithashtu e një rëndësie të veçantë pasi Marilyn Monroe vdiq vetëm tre muaj më vonë, duke e bërë këtë një nga paraqitjet e saj të fundit publike.

Veshja u shit në vitin 2016 në një ankand të organizuar nga Julien’s për 4.81 milionë dollarë dhe aktualisht është në pronësi të Ripley’s Believe It or Not.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të majit, Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini i…