Asllani: Jemi të lumtur për kualifikimin në fazën tjetër

11 janar 2023 | 13:50

Kristjan Asllani u bë protagonist në kualifikimin e Interit pas kohës shtesë ndaj Parmës. Mesfushori 20-vjeçar luajti plot 120 minuta në përballjen kundër Parmës, ndërkohë që pas sfidës u shpreh i kënaqur pwr paraqitjen dhe kualifikimin.

“Jemi të lumtur për kualifikimin në fazën tjetër. Jam i kënaqur që u dhashë një dorë shokëve të mi të ekipit. Gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën time për klubin ku luaj. Ne erdhëm nga një pjesë e parë e nënshtruar, por gjithmonë e zotëruam topin. Parma u mbrojt mirë, fati ynë ishte që gjetëm golin në fund. Pas golit të pësuar ata ulën ritmin dhe gjeta më shumë hapësirë në lojë”, ka deklaruar Asllani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë…