Asnjë rast i ri me Covid dhe 91 persona të vaksinuar

07 qershor 2022 | 15:29

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës. Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 162 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209. Në total numri i rasteve aktive është 49”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! Të vaksinuar brenda 24 orève 91 REPUBLIKA KOSOVES MINISTRIA SHENDETESISE Të vaksinuar me nje dozë Doza tẽ administruara nẽ total 903.161 1.829.515 PERDITÄSIMI FUNDIT 07 QERSHOR, 2022 Të vaksinuar me dy doza Testime brenda 24 orève 823.271 Doza tẽ treta/përforcuese 162 102.866 Raste pozitive Vdekje o Pozitiviteti rasteve Të sheruar 0% 6 Raste aktive 49'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Jesus ka edhe një vit kontratë me Manchester City…