Asnjë shqiptar që kalon nga Franca nuk do të kualifikohet si refugjat

09 gusht 2022 | 23:38

Shqipëria ishte burimi i katër në 10 emigrantë të Kanalit gjatë një periudhe gjashtë javore këtë verë, sipas një raporti sekret të inteligjencës ushtarake.

Më shumë se 1 mijë burra nga Shqipëria, një vend që është anëtar i NATO-s dhe destinacion popullor turistik, kaluan Kanalin për në Britani, raportoi Mail Plus.

“GB News” zbuloi ekskluzivisht javën e kaluar dhjetëra llogari shqiptare të TikTok që janë mburrur për dërgimin e suksesshëm të njerëzve nga Franca në Britani.

“Nuk e dija se sa kanë filluar të vijnë shqiptarët”, tha Nigel Farage, ish- lideri i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar

Duke reaguar ndaj statistikave befasuese, Farage u shpreh se, “le ta kuptojmë këtë. Shqipëria është anëtare e NATO-s”.

Ai vazhdoi se, “Shqipëria është aplikante për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Shqipëria është një destinacion pushimi për njerëzit nga Mbretëria e Bashkuar dhe asnjë nga ata të rinj që kanë ardhur nga Shqipëria nuk do të kualifikohej si refugjat sipas çdo përkufizimi. Dhe ne kemi fuqinë t’i kthejmë, pasi ata kanë ardhur ilegalisht”.

Sipas tij, “megjithatë ne duket se nuk po bëjmë asgjë”.

“Ajo që mund t’ju them është se përfshirja shqiptare në tregtinë e drogës dhe shumë aktivitete të tjera të paligjshme po arrin një nivel që shqetëson vërtet Policinë Metropolitane”.

Më shumë se 13 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez që kur Priti Patel njoftoi planin e saj për të dërguar azilkërkues në Ruanda, tregojnë shifrat e reja.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 176 persona kaluan me pesë varka të vogla të dielën, duke e çuar totalin në 13 mijë e 16 që nga 14 prilli.

Ai e çon numrin total të njerëzve që kanë kaluar Kanalin Anglez deri më tani këtë vit në 18 mijë e 284.

Fotografitë e marra të hënën në mëngjes treguan një grup tjetër emigrantësh, të veshur me jelek shpëtimi dhe maska për fytyrën, duke u sjellë në Dover nga zyrtarët e Forcave Kufitare.

Një numër fëmijësh dhe foshnjash të mbështjellë me batanije blu të lehta, të shpërndara me sa duket nga autoritetet, ishin mes atyre që u zhvendosën nga anija në një autobus pritës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka theksuar…