“Asnjë taksë deri në 2029”, premtimi i bujshëm i Ramës për biznesin e vogël

04 qershor 2020 | 22:41

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjitha bizneset e vogla që krijojnë punë dhe kanë xhiro deri në 140 mln lekë në vit, do të hiqet tatim fitimi deri në vitin 2029.

Kjo nismë pritet që të miratohet shumë shpejt. “Biznesi i vogël çdo shqiptari që punon dhe krijon punë dhe që bën xhiro deri në 140 milionë lekë të vjetra në vit, do të lirohet nga taksat deri në vitin 2029. Do të ketë zero taksa. Këta njerëz do të jenë të lirë nga inspektorët tatimorë. Pra do të hiqet tatim fitimi. Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim TVSh komplet apo jo, por dot a llogarisim”, ka deklaruar Rama në “Opinion”, atë që e quajti një lajm shumë të rëndësishëm.

Ai e paraqiti si pjesë e planit që qeveria do të prezantojë si pjesë e projektit “Shqipëria 2030”.

“Do të shkojmë me një buxhet të ri në Parlament së shpejti, në qershor dhe aty në paketën fiskale do të heqim tatim-fitim deri në vitin 2029”, deklaroi Rama.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se “shumë shpejt do të ndjamë nëse do të heqim TVSH-në ose jo”./Gazeta SHQIP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në…