“Assange përdori ambasadën e Ekuadorit si qendër spiunazhi”

15 prill 2019 | 15:41

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno, ka deklaruar se Julian Assange ka përdorur ambasadën e Ekuadorit në Londër si qendër spiunazhi.

Ai ka thënë se asnjë shtet nuk ka ndikuar në vendimin për t’i hapur rrugë arrestimit të Julian Assange, duke lejuar efektivët britanikë të hyjnë në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

“Çdo përpjekje për destabilizim është e dënueshme për Ekuadorin, sepse ne jemi një vend sovran dhe respektojmë politikat e çdo vendi tjetër. Ne nuk mund të lejojmë shtëpinë tonë, që hapi dyert e saj kur nevojitej, të kthehet në një qendër spiunazhi”, ka thënë Moreno.

Në muajin shkurt, më shumë se 200 emaile, mesazhe dhe fotografi të telefonit të Morenos u publikuan në një media ekuadoriane, duke e akuzuar presidentin për korrupsion.

Menjëherë, ai akuzoi grupin që drejtohet nga Assange. Pikërisht kjo gjë mendohet të jetë bërë shkak për heqjen e të drejtës për azil të Assange.

Këtë të hënë, dy ligjvënës gjermanë, Heike Hansel dhe Sevim Dagdelen, si edhe eurodeputetja spanjolle Ana Miranda zhvilluan një konferencë shtypi jashtë burgut të Belmarshit ku Assange është aktualisht në paraburgim.

Ata u bënë thirrje shteteve të BE-së që t’i ofrojnë azil Assange, për të parandaluar ekstradimin e tij në SHBA./gsh.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbytjet shkatërruese në Iran kanë lënë dy milionë njerëz në…