Aston Villa prezanton portierin Reina

14 janar 2020 | 15:29

Aston Villa e ka prezantuar portierin e njohur Pepe Reina, i cili vjen në huazim nga AC Milan.

Klubi anglez e ka transferuar portierin spanjoll, pasi portieri Tom Heaton ka pësuar një lëndim që do ta mbajë për një kohë të gjatë jashtë fushës së gjelbër.

“Ne kemi arritur të sigurojmë një lojtar si Pepe, i cili ka një përvojë të pasur në Ligën Premier. Në fillim të verës ne po kërkonim një portier me përvojë dhe sollëm Tom Heaton. Fatkeqësisht, dëmtimi i tij e ka përjashtuar atë për pjesën tjetër të sezonit. Por Pepe i përshtatet kritereve tona jo vetëm për shkak të përvojës së tij, por edhe për shkak të cilësive të tij drejtuese”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Comodita ekspozon produktet në panairin ndërkombëtar të mobiljeve dhe interierit…