“Ata flisnin për demokraci”, Canaj: Kurti nuk është si Rugova e Thaçi
30 qershor 2026
| 23:02
Analisti politik Blerim Canaj në Click të RTV21 ka adresuar kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Ai krahasoi qasjen e Kurtit me atë të ish-udhëheqësve Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, për të cilët tha se promovonin demokracinë dhe ndërtimin e shtetit.
“Ky nuk është ai burri që çohet e thotë diçka. Ne kemi shtet dhe duhet ta mbajmë këtë shtet. Ky nuk është si Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi që thoshin kemi demokraci. Ky thotë: ‘Unë i fitoj zgjedhjet dhe këtu bëhet çka të thotë baba’. E baba, nëna është Dejona”, u shpreh Canaj.



