Ata që mendojnë se KFOR-i është këtu të luftojë për ne, jetojnë me deluzione

26 shtator 2021 | 08:04

Analisti Dukagjin Gorani në emisionin Pressing të T7, ka folur për situatën e krijuar në veri të vendit. Gorani tha se ata që mendojnë se KFOR-i është këtu që të luftojë për neve, jetojnë me deluzione.

“Komplikimi edhe ndërlikimi i situatës në veri mund të na sjell në pozicion krejt tjetër karshi bashkësisë ndërkombëtare. Ata që mendojnë se Bashkësia Ndërkombëtare është shërbim ndaj Kosovës, jetojnë në deluzione. Ata që mendojnë se trupat ndërkombëtare janë këtu me luftu në vendin tonë, po ashtu jetojnë në deluzione”, është shprehur Gorani.

Tutje, ai tha se është ambicione me mëndu që ndërkombëtarët do të jenë në anën tonë.

“Prej sot e tutje është ambicioze nga ana jonë me mendu që ndërhyrjet ndërkombëtare do të jenë në anën tonë. Unë mendoj se jemi futë në një grackë nga e cila mund të dalim vetëm nga tavolina e dialogut”, – u shpreh z. Gorani.

“Çka nëse Bashkësia Ndërkombëtare kërkon përnjëmend mu tërheq forcat e ROSU-t prej veriut?”, shtoi Gorani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 60.4 milionë gjermanë do të votojnë sot për Bundestagun…