Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë

29 qershor 2022 | 23:12

Faton Klinaku, përfaqësuesi i OVLUÇK-së, ka thënë qëndrimi i tyre rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, vazhdon të jetë i njëjti.

Klinaku ka thënë se kjo nuk është çështje ofertash por është çështje ligjore.

“Po më detyroni që ta përsëris qëndrimin tim sikur herave të tjera. Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e, është amnisti ndaj kryeministrit”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook “.

“Po ashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet: ‘Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë’. E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar vendimet e mbledhjes së fundit…