ATK-ja falënderon Woodcockin për kontributin e dhënë në fushën e hetimeve tatimore

24 maj 2024 | 11:46

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim përfaqësuesin nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar Simon Woodcock, në një takim falënderues.

“Woodcock ka kontribuar në mënyrë të pazëvendësueshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të hetimeve tatimore”, ka bërë me dije drejtori i ATK-së, duke shtuar se takimi përshëndetës është një mundësi e shkëlqyer për të vlerësuar dhe reflektuar mbi përparimet e bëra falë përkushtimit dhe ekspertizës së tij.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Woodcock dhe mbështetjes së pakursyer të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ATK-ja ka arritur të forcojë kapacitetet tona në fushën e hetimeve tatimore, duke përmirësuar ndjeshëm transparencën dhe efikasitetin në këtë sektor të rëndësishëm.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Darren Partridge dhe Brian Dixon, gjithashtu dhe përfaqësuesi për çështje fiskale nga kjo ambasadë. Gjatë takimit në fjalë u diskutua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes autoritetit tatimor dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapja e dy qendrave për pritjen e emigrantëve në Shëngjin…