ATK-ja ka aprovuar 1, 163 kërkesa për rimbursim të TVSH-së, TAP dhe TAK

05 nëntor 2020 | 15:15

Sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për periudhën janar-tetor numri i kërkesave për rimbursim të TVSH ,TAP dhe TAK  ishte 1, 787, ndërsa rimbursimet të aprovuar ishin 1,156,  prej tyre 1,098  lëndë janë aprovuar me aktivitet ( kategoria A dhe B)  dhe 65 lëndë janë aprovuar me kontrolle( kategoria B me kontroll dhe C). Sipas ATK-së, koha mesatare e shqyrtimit të rimbursimeve të aprovuara është 20 ditë.

“Në funksion të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit për zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me rimbursimet, ATK ka themeluar Divizionin për Menaxhimin e Rimbursimeve. Ky divizion menaxhon komplet procesin e rimbursimeve nga një qendër e vetme në Zyrën Qendrore të ATK-së, përmes Modulit të Rimbursimit. Përmes këtij moduli, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ATK, të gjitha kërkesat për rimbursim në mënyrë automatike nga vet sistemi, kategorizohen në tri kategori, si: A, B dhe C.Menaxhimin e Rimbursimeve është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët bëjnë kërkesë për Rimbursim, si: për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatave (TAK)”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Sipas ATK-së, përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi mund të informohet se deri ku ka arritur të shqyrtohet nga ATK, kërkesa e tij për rimbursim e dërguar më parë. Më konkretisht, përmes shërbimit “Menaxhimi i Rimbrusimeve”, tatimpaguesi mund të informohet për: Datë e kërkesës për rimbursim; vlerën e kërkuar; llojin e tatimit; statusin e shqyrtimit të kërkesës (Në pritje / Përfunduar / Refuzuar);  kategorizimin e tatimpaguesit sipas rregullores së brendshme të ATK-së, A; B apo C; datën e përfundimit, si dhe vlerën e aprovuar.  “Për periudhën janar-tetor numri i kërkesave për rimbursim të TVSH ,TAP dhe TAK  është 1, 787 ndërsa rimbursimet të aprovuar janë 1,156,  prej tyre 1,098  lëndë janë aprovuar me aktivitet ( kategoria A dhe B) , dhe 65 lëndë janë aprovuar me kontrolle( kategoria B me kontroll dhe C). Koha mesatare e shqyrtimit të rimbursimeve të aprovuara është 20 ditë. Gjatë kësaj periudhe janë refuzuar 557 kërkesa për rimbursim dhe prej tyre 548 janë me aktivitet ( kategoria A dhe B ), si dhe 9 janë refuzuar me kontrolle ( kategoria B me kontroll dhe C)”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me…