ATK-ja ka tërhequr fituesit e kuponëve fiskal

09 gusht 14:47

 

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në “RTK”, ku janë tërhequr katër numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.

Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1,540.

“Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në uebfaqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 13 Gusht deri me datën 17 Gusht, nga ora 8:00- 16:00”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse gjatë kohëve të fundit nuk ka sjellë ndonjë…