ATK-ja mbledh mbi 1 milion euro borxhe tatimore

01 qershor 2022 | 10:47

Departamenti i mbledhjes së detyrueshme, i cili funksionon në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara për mbledhjen e borxheve.

Ky aktivitet është i dyti me radhë brenda pak ditëve, ku martën janë ndërmarrë veprime në 22 subjekte biznesore, të cilët kishin obligim ndaj ATK-së në vlerë prej 2.9 milionë euro.

ATK-ja ka njoftuar se veprimet e mbledhësve tatimorë kanë rezultuar të suksesshme duke u kryer pagesat  e menjëhershme në vlerë prej mbi 1 milion eurove nga ana e bizneseve të cilat kanë pasur borxhe .

“Për deri sa pjesa tjetër do të vazhdojë të trajtohet duke i paguar borxhet përmes marrëveshjeve me këste. Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Kaçanik, si dhe në Gllogoc. Menaxhmenti i ATK-së është i vendosur që të punojë me përkushtim në zvogëlimin e stokut të borxheve, andaj lusim të gjithë tatimpaguesit që të vizitojnë zyrat e Departamentit të mbledhjes së detyrueshme në mënyrë që të njoftohen me mundësitë ligjore që mund t’i shfrytëzojnë për kryerjen e obligimeve që ata kanë”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke qëndruar për vizitë…