ATK-ja për katër muaj  inkasoi 201.3 milionë euro

07 maj 2021 | 14:42

Përveç ofrimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, inkasimi i të hyrave është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës. Kështu është thënë në një komunikatë për medie nga ATK-ja, përderisa u bë e ditur se ATK-ja, për katër muajt e parë të këtij viti është duke shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, ku ky trend i inkasimit ka tejkaluar edhe pritshmëri që ATK-ja ka pasur për periudhën janar-prill 2021.

Sipas kësaj komunikate, gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka inkasuar 201.3 milionë euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje  për 37.2 për qind  apo 54.6 milion euro më shumë, ndërsa në krahasim me planin kemi inkasuar 15.8 milion euro më shumë ose 8.6 për qind. “Bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të kemi realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim. ATK, inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë Covid-19”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje ka ndodhur të premten në fshatin Vitomiricë të…