Atlanta mposhti në finalen e parë Milwaukeen

24 qershor 2021 | 12:36

Trae Young përfshihet përfundimisht mes lojtarëve kryesorë të NBA. 22-vjeçari i lindur në Oklahoma ishte lideri i Atlanta Hawks në fitoren e madhe 116-113 përballë Milwaukee Bucks në ndeshjen e parë të serisë finale në Konferencën e Lindjes të zhvilluar në “Fiserv Forum”, duke shënuar plot 48 pikë dhe dhënë 11 asistime.

Kjo është hera e tretë radhazi në këtë sezon që Hawks arrijnë të thyejnë kundërshtarët në fushën e tyre që në përballjen e parë të serisë.

Një arritje që merr më shumë vlerë nga fakti që Bucks nuk ishin mposhtur kurrë në shtëpi në fazën “play-off” të këtij sezoni. Një ndeshje që u vendosur në periodën e fundit, e cila nisi në barazim, me ekuilibrin në rezultat që u vendos shtatë herë gjatë gjithë takimit, që do të thotë së në 13 raste pati këmbim të kryesuesit.

Clint Capela u dha epërsinë e fundit 30 sekonda para rënies së sirenës Hawks, duke spikatur me plot 19 “rebound”, pa harruar dhe 12 pikët e shënuara prej tij.

Një performancë tjetër e shkëlqyer ajo e John Collins, autor i 23 pikëve dhe 15 “rebound”. Nga ana tjetër, nuk mjaftuan 34 pikë, 12 “rebound” dhe 9 asistime të Giannis Antetokounmpo dhe 33 pikë dhe 10 asistime të Holiday. Sfida e radhës do të zhvillohet po në “Fiserv Forum” të Milwaukeet pas dy ditësh. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka…