Atletico e gatshëm ta shesë Felixin te City

12 janar 2022 | 17:40

Klubi spanjoll Atletico Madrid është i gatshëm të pranojë një ofertë nga Manchester City për yllin portugez Joao Felix.

Portugezi është një lojtar që i intereson klubit anglez, veçanërisht pas humbjes së Ferran Torres këtë muaj pasi u transferua te Barcelona. Sipas mediumit “O Jogo”, City po përgatit një ofertë prej 70 milionë eurosh për yllin portugezi.

Ky medium shton se klubi nga Wanda Metropolitano është i gatshëm të bëjë biznes. Atletico do të ishte gati ta shesë Felixin dhe më pas të investojë paratë e mbledhura për të nënshkruar me Darwin Nunez nga Benfica këtë verë. Sulmuesi uruguaian, dikur i Almerias, aktualisht është golashënuesi më i mirë në Portugali, me 13 gola të shënuar në 14 ndeshje.

Në anën tjetër, Felix u ble për mbi 100 milionë euro për ta zëvendësuar Antoine Griezmann, por ka dështuar t’i tregojë vlerat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kingsley Coman ka nënshkruar kontratë të re me Bayern Munchenin…