Atletico, fituese e Ligës së Evropës

16 maj 2018 | 22:42

Atletico Madrid ka triumfuar në finalen e Ligës së Evropës duke mposhtur Marseille me rezultatin 3-0.

Ishte një atmosferë e mrekullueshme në “Parc Olympique Lyonnais”, gjithashtu edhe ndeshja ishte e ortë dhe e luftuar. Por në fund fitoi eksperienca e spanjollëve.

Ishin francezët ata që kishin mundësinë e artë për të zhbllokuar rezultatin që në minutën e 4’ kur Germain mori një pasim fantastik nga Dimitri Payet, por sulmuesi bën një goditje të gabuar. Atë që nuk e bëri Germain, e bën Griezmann.

Pas një gabimi në mbrojtje, sulmuesi i Atletico Madrid shënon golin e parë të ndeshjes ndaj bashkëkombësve të tij. Pak minuta më pas vjen disfata më e madhe e Marseille, lojtari kryesor Payet pëson një dëmtim dhe detyrohet të dalë nga fusha duke i lënë vendin Lopez.

Pas pushimit Atletico dyfishon rezultatin dhe ishte përsëri Antoine Griezmann. Ndeshja ty mund të quhet e mbyllur, duke njohur pikën më të fortë të spanjollëve që është mbrojtja. Skuadra e Burgos arrin të menaxhojë shumë mirë rezultatin deri në fund të takimit ku shënoi edhe golin e tretë falë golit të Gabit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka thënë se “ka ende shpresë” që…