Aty ku fiton Amerika fiton edhe populli shqiptar
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pranoi se në draftmarrëveshjen që ai ka pasur me vete në qershor, para se të tërhiqej për të shkuar në Gjykatën Speciale, ka qenë e shkruar edhe e ashtuquajtura pika 10. “Ishte pika 10 për njohjen e Kosovës. Zotimi ynë ka qenë ta realizojmë aspiratën për njohje reciproke. Konsolidimi i brendshëm. Njohja prej Izraelit. Është një akt dhe një proces i gjatë. Kemi pasur një komunikim me Izraelin. Jam takuar me Netanjahun. Sepse Serbia nuk e ka pranuar. Kjo do të bëhet. Këtu ka fituar Amerika dhe aty ku fiton Amerika fiton edhe populli shqiptar. Drejtësia të mos ndërhyjë në politikë. As politika në drejtësi. Kemi një histori të lirisë të Kosovës që lidhet me ShBA-në dhe rrugën e kanë prerë, por jo projektin. Është çështje e diskutueshme. Mbetet për të punuar. Kjo marrëveshje mund të mbyllej para dy vjetësh. Kjo është shtyrë për kaq kohë. E dini se çfarë akuzash kanë ndodhur. Këta njerëz. Për lajmet e rrejshme duhet të kërkojnë falje. Ata që gjuajtën molotov dhe mentaliteti tribal na kanë lënë mbrapa”, shtoi ai në “Top Channel”.



