Aurela Gaçe feston ditëlindjen, tregon sa vjeç mbush

16 tetor 2020 | 17:09

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen. Përmes një fotoje në “Instagram” ajo ka uruar veten duke zbuluar kështu edhe moshën e saj. Në foto këngëtarja shihet mjaft energjike dhe në super formë.

“Sot 46. Dikur në çdo tetor të ri i vendosja vetes disa pikësynime. Tani jo më! E vetmja gjë që dua është të jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën pranë vajzave të mija, t’i shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë për mua. Të jem pranë familjes time e të vazhdoj të jap tek ju dhuratën me të cilën më pajisi Zoti, këngën, muzikën. Ky nuk është pikësynim. Kjo është dëshirë. Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thonë ‘çdo gjë vjen me moshë’, tani vonë e kam kuptuar. Adoleshente përjetë”, ka shkruar Aurela Gaçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi priti sot…