Aurora Pirraku, ndër femrat e para shqiptare që kryen studimet në Psikoterapi të nivelit të avancuar në Suedi

25 janar 2020 | 20:16

Shqiptarët po vazhdojnë të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në shtetet e ndryshme të botës. Ata tashmë janë shndërruar në faktor të rëndësishëm në ato shtete ku jetojnë dhe shpesh janë shembulli më i mirë i integrimit.

Duhet veçuar Aurora Pirraku, e cila jetoj në Suedi, e cila tashmë është jo vetëm që është zëri i shqiptarëve në këtë vend, por është edhe femra e parë  shqiptarë në histori, që ka kryer studimet ne Psikoterapi të Nivelit të Avancuar tek Sapu.

Në një intervistë për “Telegrafin”, ajo flet për rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt suksesit, si vështirësitë, sfidat, ballafaqimet dhe deri tek integrimi në këtë shtet. Ajo thotë se asgjë nuk të dhurohet  në jetë, dhe patjetër që është dashur shumë punë, angazhim e po ashtu edhe durim.

Integrimi dhe suksesi, sipas saj, nuk kanë ardhur për një ditë, por janë dashur vite e vite të tera pune pa u ndalë. Aurora ,e cila ka të kryer tri fakultete, dhe disa diploma Master, në Suedi, ajo është e angazhuar edhe në politikë, pikërisht në Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet, si shqiptare e vetme në këtë parti politike.

Ajo është në borin e kësaj partie, në nivel të Suedisë, ku për shumë vite ka qenë kryetare e grave e kësaj partie në Västerås, dhe kandidate për zgjedhjet lokale dhe Parlamentare në vitin 2014. Tani punon për Zyrën e Punësimit në Regjionin Mitt, ku merr vendime për organizata  si private po ashtu edhe për ato publike. Po ashtu, ka qenë edhe femra e parë shqiptare në kryesinë e Departamentit të Mjekësisë në regjionin e Vastmanland.

ë të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në shtetet e ndryshme të botës. Ata tashmë janë shndërruar në faktor të rëndësishëm në ato shtete ku jetojnë dhe shpesh janë shembulli më i mirë i integrimit.

Duhet veçuar Aurora Pirraku, e cila jetoj në Suedi, e cila tashmë është jo vetëm që është zëri i shqiptarëve në këtë vend, por është edhe femra e parë  shqiptarë në histori, që ka kryer studimet ne Psikoterapi të Nivelit të Avancuar tek Sapu.

Në një intervistë për “Telegrafin”, ajo flet për rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt suksesit, si vështirësitë, sfidat, ballafaqimet dhe deri tek integrimi në këtë shtet. Ajo thotë se asgjë nuk të dhurohet  në jetë, dhe patjetër që është dashur shumë punë, angazhim e po ashtu edhe durim.

Integrimi dhe suksesi, sipas saj, nuk kanë ardhur për një ditë, por janë dashur vite e vite të tera pune pa u ndalë. Aurora ,e cila ka të kryer tri fakultete, dhe disa diploma Master, në Suedi, ajo është e angazhuar edhe në politikë, pikërisht në Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet, si shqiptare e vetme në këtë parti politike.

Ajo është në borin e kësaj partie, në nivel të Suedisë, ku për shumë vite ka qenë kryetare e grave e kësaj partie në Västerås, dhe kandidate për zgjedhjet lokale dhe Parlamentare në vitin 2014. Tani punon për Zyrën e Punësimit në Regjionin Mitt, ku merr vendime për organizata  si private po ashtu edhe për ato publike. Po ashtu, ka qenë edhe femra e parë shqiptare në kryesinë e Departamentit të Mjekësisë në regjionin e Vastmanland.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megjithëse luan në Spanjë me Real Sociedadin, Adnan Januzaj ka…