Australia do të bllokojë faqet ekstremiste: Jo pamje të sulmeve

25 gusht 2019 | 19:04

Australia do të bllokojë qasjen në faqet e internetit që shfaqin materiale terroriste gjatë krizave dhe do të konsiderojnë vendosjen e një legjislacioni që detyron platformat digjitale të përmirësojnë sigurinë e shërbimeve të tyre”, deklaruan zyrtarët e Qeverisë australiane ditën e sotme.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se Qeveria po tenton të parandalojë sulmet terroriste duke ndaluar publikimin e pamjeve të dhunshme në platformat digjitale.
“Ne po bëjmë gjithçka për të mohuar mundësinë që terroristët të mburren me veprimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Australia dhe Zelanda e Re kanë ngritur kontrollin ndaj faqeve web dhe rrjeteve sociale pas masakrës në Kristçërç ku mbetën të vdekur 51 besimtarë.

Sulmi ishte shfaqur drejtpërdrejtë nga sulmuesi Brenton Tarrant në “Facebook”. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vushtrrisë ka shijuar pikën e parë në Superligë…