Australia, vaksinë falas për të gjithë banorët e vet

19 gusht 2020 | 09:04

Australia ka njoftuar se ka siguruar furnizimin me një vaksinë të mundshme të koronavirusit dhe do të jetë në gjendje të japë doza falas për të gjithë popullsinë prej 25 milionë banorëve.

Është një vaksinë e zhvilluar bashkërisht nga ndërmarrja farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, raporton BBC. “Nëse provat klinike janë të suksesshme, një marrëveshje me AstraZenec do të sigurojë qasje të shpejtë për çdo australian”, tha kryeministri Scott Morrison, duke shtuar se vaksinimi ka të ngjarë të jetë i detyrueshëm.

Vaksina e Oxford / AstraZeneca është një nga pesë vaksinat e mundshme që kanë hyrë në një fazë të përparuar të provave klinike, dhe vendet në mbarë botën dëshirojnë të sigurojnë furnizimin për popullatën e tyre, transmeton Telegrafi.

“Nëse kjo vaksinë rezulton e suksesshme, menjëherë do të prodhojmë dhe do të dërgojmë doza falas për 25 milionë australianë”, tha Morrison.

Kostoja e dërgimit të vaksinës për të gjithë popullsinë është ende e panjohur. Australia gjithashtu nënshkroi një kontratë 18 milionë dollarëshe me kompaninë farmaceutike amerikane, Becton Dickinson, dhe siguroi dërgimin e 100 milionë gjilpërave dhe shiringave. Ndryshe, Morrison tha se shpreson që vaksina të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Segmenti i rrugës “Agim Ramadani”, prej udhëkryqit të rrugës “Karl…