Austria vendos masa të udhëtimit ndaj banorëve të Ballkanit Perëndimor

01 korrik 2020 | 15:08

Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për vendet e Ballkanit, për shkak të një rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 atje, ka thënë ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Banorëve të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës u kërkohet të vetizolohen për 14 ditë, me të hyrë në Austri, ose duhet të tregojnë një test negativ të Covid-19.

Masa e Austrisë, është një goditje e veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi, vende këto të cilat Bashkimi Evropian, të martën, i shtoi në “listën e sigurt” të vendeve, duke lejuar udhëtimin e banorëve të tyre në BE. ‘Ne po reagojmë në bazë të rrethanave, jo vetëm situatës në ato vende, por edhe faktit që ne shohim, për shembull në vendet tona fqinje Kroaci dhe Slloveni, një rritje në grupimet e njerëzve që kthehen nga udhëtimi në Ballkanin Perëndimor”, ka pohuar Schallenberg në një konferencë për medie.

Ai ka shtuar se tubime të tilla janë vërejtur edhe në Austri.

Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm gjatë muajit të kaluar në Ballkanin Perëndimor, megjithëse rajoni në përgjithësi ka pasur norma më të ulëta se shumica e Evropës perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arion Ymeri ka thënë për “Epokën e re” se Drenica…