Autobusi del nga rruga, humbin jetën 25 persona në Indi

05 tetor 2022 | 12:10

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u rrëzua në shtetin verior të Indisë Uttarakhand.

Zyrtarët e këtij shteti kanë theksuar se të paktën 40 persona ishin në bord kur autobusi doli nga rruga dhe ra në një luginë në rrethin Pauri Garhwal të martën mbrëma.

Deri më tani, 21 pasagjerë janë shpëtuar pas një operacioni gjatë natës të udhëhequr nga forcat shtetërore të reagimit ndaj fatkeqësive.

Kryeministri Narendra Modi ka shkruar në “Twitter” se “mendimet e tij janë me familjet e viktimave”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovës mund t’i liberalizohen vizat këtë vit. Kështu deklaroi Ministrja…