Autobusi godet një këmbësor në Prishtinë

01 nëntor 2021 | 17:04

Një këmbësor është goditur nga një autobus në Prishtinë, sot rreth orës 15:00.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën ‘Bill Klinton’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori.  Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata epidemiologjike në Serbi vazhdon të jetë e rënduar pasi…