Automjetet që ShBA-ja ia dhuroi Kosovës, Osmani dhe Kurti i shohin nga afër (Foto)

30 gusht 2021 | 11:52

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ia ka dhuruar Kosovës 55 automjete ushtarake. Pranimi i tyre është bërë sot me ceremoni nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Për karakteristikat e këtyre pajisjeve ushtarake ka folur pak presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se ato janë të ndërtuara për terrene të vështira dhe u rezistojnë predhave.

Pas ceremonisë, Osmani, Kurti  dhe Mehaj i panë nga afër automjetet e dhuruara nga ShBA-ja.

“Këto pajisje të cilat janë karakteristikë për terrene të vështira dhe kanë rezistencë efikase ndaj goditjes së predhave, do t’u mundësojnë juve që veprimet tuaja në ruajtjen e paqes t’i zgjeroni e t’i shtrini gjithandej ku ju kërkohet”, ka thënë presidentja Osmani gjatë ceremonisë së pranimit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka përfunduar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën…