Ronaldo përfundon testet mjekësore dhe nënshkruan kontratën me Unitedin

30 gusht 2021 | 11:48

Cristiano Ronaldo ka përfunduar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me Manchester United.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe do të bëhet lojtari më i paguar ndonjëherë në Premier Ligë.

Ole Gunnar Solskjaer u shpreh i lumtur me nënshkrimin e Ronaldos, dje pas ndeshjes, shkruan “Skysports”.

“Sigurisht që ne jemi të ngazëllyer nga e gjithë historia që Cristiano ka pasur në Manchester United”, ka thënë ai për “Sky Sports”.

“Ai është një fitues. Lojtarët janë të ngazëllyer, dhe unë jam i ngazëllyer. Ai shton diçka krejtësisht tjetër në ekip. Ai shton më shumë besim në atë që ne po bëjmë dhe atë që ne po ndërtojmë”, u shpreh Solskjaer.

Procesi i vizave tashmë ka filluar në mënyrë që Cristiano Ronaldo të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Unitedit kundër Newcastle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afganistani tani ka pushtetarë të rinj. Vendi udhëhiqet nga talebanët…