Automjeti përplas biçikletën në Tiranë, plagoset drejtuesi

09 maj 2021 | 14:31

Mesditën e kësaj të diele një aksident ka ndodhur në Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Selman Stermasi, ku një makinë ka përplasur një biçikletë ku si pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

Ndërkohë nga pamjet shihet momenti që drejtuesi i biçikletës ndodhet në rrugë dhe kalimtarët e rastit po i japin ndihmën e parë.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është gjetur e vdekur mesditën e sotme në…