Autorja

06 nëntor 20:39

Lulëzim Krasniqi-Arbanasi

Dje,
të prita te shkallët e bibliotekës,
aty ku ulemi gjithë,
aty ku pushojmë e bisedojmë,
herë-herë pas leximit.

Pranverë!
Ditë e muajit maj!
Prita shumë. Shumë prita!
Ti nuk erdhe.
Prit!
E prit…!
Ti nuk erdhe!
Nuk erdhe.
Kisha filluar të flas vet me vete
sikur flisja me ty!
Vetvetja ime të kishte zëvendësuar ty!
Për një çast,
kisha harruar se nuk je fizikisht aty!
Derisa, aty pari, kaloi një lexues,
dhe më zë të lartë më tha: “Hejj, o ti, pse qet me duar ashtu, me kë po flet ti,
vet me vete flet, a e sheh që nuk ka njëri aty!? Po dukesh i çuditshëm!
Mos t’them se po dukesh i mangët!
Mos t’them se po dukesh i humbur e boshatisur!
Mos t’them se po dukesh budalla!
Mos t’them se po dukesh sikur i marrë!
Mos t’them se po dukesh trutharë!

E di, e di, i thashë! Por, po flas me autoren e librit sikur t’ishte ulur pran meje-Ia ktheva me butësi, i përmalluar…
Raste-raste, i thashë, autorja më kritikon se e lexoj me ndjenja të zemrës, se jam irracional dhe nuk e kuptoj… Qe veç sa më tha pak më parë se po dukem i marrë…

Nuk më la ta përfundoi fjalinë, më pyeti se kush është autorja që po bisedoj!

Është autorja e ndjenjave t’mia, i thashë,
e ndjenjave t’mia,
është autorja që e adhuroj,
është autorja që e dashuroj.

E ktheva kokën drejt në sy ta shikoj,
por ai m’kishte lënë,
lexuesi kishte ikur,
unë, përnjëmend, vet me vete flisja.

(Shkruar më 17 maj 2000)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina është mundur në…