Autostrada mbushet me kanaçe birre, 5 kamionë përfshihen në një aksident rrugor

22 shtator 2022 | 11:57

Një autostradë në Florida u bllokua të mërkurën nga mijëra kanaçe birre, të cilat u shpërndanë në rrugë pas një aksidenti. Të gjitha korsitë u mbyllën pasi gjysmërimorkiot që mbanin shishet e birrës u përplasën me 5 kamionët e parkuar në anë të rrugës.

Fotot e marra në vendngjarje nga Patrulla e Autostradës në Florida tregojnë aq shumë kuti dhe kanaçe birre të shpërndara, saqë rruga mezi shihet. Autostrada u rihap disa orë më vonë. Raportohet se drejtuesit kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hakuran Murati, ka thënë…