Autostrada Nish-Prishtinë, rrugë drejt pajtimit

12 shtator 2019 | 18:06

Autostrada Prishtinë – Nish, është projekt i rëndësishëm, pasi jo vetëm që tregon interesin e Serbisë për të zhvilluar infrastrukturën e saj, por tregon edhe dëshirën që të gjitha zgjidhjet t’i arrijë përmes kompromisit dhe punës së përbashkët, ka thënë ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime për ndërtimin e pjesës së autostradës prej Nishit deri në Merdare.

Një pjesë e opozitës në Serbi, e kritikon këtë projekt duke akuzuar qeverinë, që autostrada që çon në Kosovë dhe Shqipëri, nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.

Ministrja Mihajloviq ka nënshkruar një marrëveshje të kredisë në vlerë 100 milionë euro për ndërtimin e autostradës Nish-Merdare me Miguel Morgadon, drejtor i Sektorit të Ballkanit Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve. Gjithashtu, është nënshkruar edhe një kontratë ndihme prej 40.6 milionë eurosh.

Ky është një hap i vogël, por i rëndësishëm për rajonin, ka thënë komisionarja për Transport e Bashkimit Evropian, Violeta Bultz, e cila mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

“Po ashtu, ky projekt është një shembull konkret i bashkëpunimit dhe pajtimit gjithnjë e në rritje ndërmjet popujve, të Serbisë dhe atij të Kosovës”, ka thënë Bultzi.

Ndërtimi i autostradës së ardhshme Nish-Merdare me gjatësi prej 77 kilometrash duhet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2020, sipas një njoftimi të Qeverisë së Serbisë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/autostrada-nish-prishtine/30161069.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës ka lansuar platformën digjitale “Kamenica Open Data”.…