AUV shton kontrollin lidhur me gripin e shpezëve

22 mars 2022 | 16:32

Në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me gripin e shpezëve dhe situata në terren është nën kontroll, kanë thënë zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) dhe infektologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se monitorimi i situatës në terren është shtuar pas konfirmimit të prezencës së gripit të shpezëve, apo si njihet ndryshe virusi H5N8, në shtetin fqinj, Shqipëri.

Përveç importit të shpezëve, Thaçi tha se nga Shqipëria është ndaluar edhe importi i vezëve.

Autoritetet e Shqipërisë kanë njoftuar më 20 mars se kanë konfirmuar rastin e parë të gripit të shpezëve, kurse deri më 22 mars kanë ngordhur rreth 340,000 shpezë.

Gripi i shpezëve kryesisht përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë midis zogjve të infektuar dhe atyre të shëndoshë dhe mund të bartet edhe te njerëzit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dhjetëditëshin e fundit të afatit  për deklarimin e rregullt…