AUV: Zhvarrosja e derrave me murtajën afrikane është e rrezikshme

09 gusht 2023 | 19:27

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it dhe zyrtarë të Komunës së Kllokotit, ku është diskutuar për situatën e Murtajës Afrikane të Derrit.

Në këtë takim sipas komunikatë së AUV-it, Bekim Hoxha, u’a prezantoj të pranishmeve qëndrimin zyrtar, profesional të ekspertëve. I cili është nxjerrë edhe në takimin e fundit të Shtabit të Krizës të datës 08.08.2023. I mbajtur me prezencën e EULEX-it.

Në takim Haxhiu tha se zhvarrosja e trupave të derrave pas kundërshtimit të lokacionit ku janë groposur është e rrezikshme.

“Është e rrezikshme për përhapje të sëmundjes zhvarrosja-eksumimi i trupave të derrave të groposur. E gjithë zona përreth dy lokacioneve nga të cilat kërkohet heqja e kafshëve të asgjësuara do ti ekspozohet rrezikut për infektim të fermave. Sëmundja nuk përhapet nga ajri, por çfarëdo kontakti me kafshët e infektuara dhe pajisjet në kontakt me to mund ta përhapin sëmundjen. Andaj në cilësinë e drejtuesit të autoriteti me të lartë veterinarë në vend. Nuk e rekomandojmë dhe e konsiderojmë si të rrezikshëm për përhapje të sëmundjes MAD”, tha Hoxha.

Në këtë takim zyrtarët e AUV-it siç thuhet në komunikatë, ua prezantuan argumentet për të vazhduar punën në luftë me ketë sëmundje të rrezikshme për Derra.

“Sëmundja ka përhapje të shpejt dhe të lehtë përmes çdo kontakti. Andaj secila fermë qe ka shenja klinike duhet të diagnostikohet shpejtë. Asgjësimi duhet të ndodh menjëherë në lokacion sa me të afërt me fermën. Praktika ndërkombëtare për luftim të kësaj sëmundje rekomandon qe asgjësimi të behet brenda fermës. Po ashtu veprim ky i cili është vlerësuar se nuk paraqet rrezik për shëndet publik. Ne anën tjetër të përballur me situatën ku fermat në Kllokot janë të vogla. Nuk kanë hapësira brenda oborreve për groposje. Ujërat nëntokësore janë në nivel të ceket. Për ketë shkak ishte i pamundur asgjësimi brenda fermave (oborreve). Andaj komuna duhet të siguroj lokacionin me të afërt për asgjësim. AUV nuk do të kthehet mbrapa. Lufta kundër sëmundjes MAD do të vazhdoj. Mbrojtja e shëndetit të kafshëve dhe ekonomive familjare dhe e shtetit nuk ka alternativë”, thuhet tutje në komunikatë.

Përfaqësuesit e KFOR e vlerësuan takimin si shumë frytdhënës në marrje të informata mbi situatën. Janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për sigurinë e përgjithshme publike. Tregun për takimin e mbajtur me organet komunale të Kllokotit bashkë me ekspertin e ujërave dhe atë veterinarë. Në kohen qe do të kenë një opinion të saktë do ta ndajnë me palët.

Në anën tjetër organet lokale prezantuan presionet e banoreve nga dy komunitetet ai shqiptar dhe serb për pakënaqësitë rreth lokacioneve të groposjes. Kërkuan qe nga dy prej tyre të bëhet zhvarrosja.

“AUV ua rikonfirmojë se ne situatën qe jemi nuk mund ta mbështesin ketë veprim. Nëse merrni ndonjë rekomandim profesional për rrezikim të ambientit. AUV do të bëjë vetëm mbikëqyrje të respektimit të masave të biosigurisë”, thuhet në komunikatë.

Murtaja Afrikane e Derrit është konfirmuar në Kosovë javë më parë, kjo murtajë sipas ekspertëve nuk përhapet tek njerëzit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk do duhej…