Ava Max në listën e të pasurave

04 dhjetor 11:17

Ava Max është vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Tanimë bukuroshja me origjinë shqiptare është bërë pjesë e revistës “Forbes”.

Së bashku me Doja Cat, Roddy Riçh edhe Ava është përfshirë në listën e përvitshme, “30 nën 30 vjeç”, të përpiluar nga revista. Çdo vit kjo listë ka për qëllim t’i nderojë artistët për sukseset financiare. Aty listohen 600 personalitete në 20 kategori të ndryshme.

Në këtë listë përfshihen edhe emra të tillë si: Lil Baby, Lana Condor, Sabrina Carpenter, Kaitlyn Dever, Ramy Youssef etj. Mosha mesatare e personaliteteve të nderuara sivjet është 27 vjeç, ndërsa 20 % prej tyre janë emigrant nga 62 shtete të ndryshme të botës.

Në 20 kategoritë që i nderojnë këta persona për suksesin dhe arritjet e tyre, përfshihen fusha të ndryshme si: arti dhe stili, teknologjia, edukimi, mediat, muzika, shkenca, rrjetet sociale, sporti etj.

Më herët revista “Forbes” ka nderuar edhe tre këngëtare tjera me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora, ndërsa këtë vit në listën “30 nën 30 vjeç” ndodhet vetëm Ava Max.

Këngëtarja ka reaguar ndaj lajmit duke e postuar një mesazh në “Twitter” ku shkruhej: “Faleminderit për këtë nderim revista ‘Forbes’. “30 nën 30”!!! Wow, ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe ne sapo kemi filluar”.

Vajza e talentuar nga Shqipëria tanimë  po korr suksese të jashtëzakonshme në tregun ndërkombëtar muzikor. Këngëtarja e re numëron gjithashtu disa bashkëpunime të suksesshme si “Let It Be Me” me David Guetta, apo Make Up” me Jason DeRulo.

Rreth një muaj më parë ajo publikoi albumin Heaven and Hell, i cili  ndahet në tre pjesë Parajsa, Purgatori dhe Ferri dhe përfshin plot 15 këngë, përfshirë këtu Sweet but Psycho./Klan Plus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënë e bijë, të cilat ngjasojnë si motra, lenë vazhdimisht…