Avancon marrëdhënia ndërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byrosë së Serbisë

30 maj 2022 | 09:48

Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku është pritur në takim nga sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve të Serbisë, Dushko Jovanoviq dhe drejtori i Byrosë së Kartonit të Gjelbër të kësaj shoqate, Misho Jankoviq.

Gjatë takimit, Mazreku i ka njoftuar ata lidhur me aktivitetet e Byrosë Kosovare të Sigurimit në dy vitet e fundit, me fokus ndryshimet legjislative dhe zhvillimet teknologjike në industrinë e sigurimeve në Kosovë.

Po ashtu Mazreku i ka njoftuar mbi impaktin që këto zhvillime kanë në avancimin e industrisë së sigurimeve në vend, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të këtij sektori dhe mbrojtjes së të drejtave të policë mbajtësve.

Ndërkaq në anën tjetër Jovanoviq ka falënderuar Mazrekun për bashkëpunimin profesional të treguar, në saje të implementimit të memorandumit të mirëkuptimit të arritur mbi njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për të dy vendet, me qëllim mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve nëpër territoret përkatëse.

Ai u shpreh se marrëdhënia ndërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Shoqatës së Siguruesve të Serbisë ka avancuar jashtëzakonisht mirë në kuadër të bashkëpunimit profesional dhe se është e rëndësisë së veçantë që në të ardhmen të dyja palët të shkëmbejnë çdo përvojë të përbashkët në drejtim të zhvillimit të tregut të sigurimeve në të dy vendet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për vizitën e tij…