Avdi Sokoli, i jashtëzakonshëm dhe vlerë kombëtare

21 mars 2020 | 20:50

Bahtijar A. Hoti

Avdi Sokoli, o atdhedashës, edhe që jemi në gjendjën e jashtëzakonshme të shpallur nga OBSH, nuk mund na ndalë vlerësimin dhe rrespektin për të jashtëzakonshmin Avdi Sokoli që në rrethanat e krijuara gjatë luftës çlirimtare të udhëhequra nga UÇK, supervlera kombtare, ju ishit konkurent dhe kontribues i vlerës!
Avdi Sokoli, sa herë që hynin çlirimtarët në shtëpinë tuaj të lodhur e rraskapitur nga udhëtimi, ju gjithëherë e keni kuptuar se nga lodhja mund të bie vigjilenca, arsya dhe morali!
Avdi Sokoli, ishit ju ai që e kultivonit arsyen në zemrat e çlirimtarëve dhe rritnit vigjilencën dhe normen morale, edhe duke rrit normen morale, ju çelikosnit zemrat e tyre dhe ktheheshin e tundnin themelet e pushtuesit!
Avdi Sokoli, ju gjithmonë kontribuat në forcimin e linjës së ndërgjegjjes të lidhur me zemrën për të ruajtur programin çlirimtar.
Avdi Sokoli, ju kishit një edukatë atdhedashëse familjare, sa që e tërë familja dha kontributin n’kohë për çlirim, duke e kyqur dhe drejtëpërdrejtë në luftën çlirimtare qunin Yllë Sokolin!


Avdi Sokoli, ju shkatërruat thashëthemët e përçarjët dhe u shëndërruat mburojë për unitetin, sepse gjithmonë e keni deklaruar se veç me unitet luftohet pushtuesi dhe është nevojë jetike për luftën çlirimtare!
Avdi Sokoli, ju ishit i ashpër në mendime e të pavarura dhe kishit urtësi të pashembullt burrërore!
Avdi Sokoli, lamtumirë veç fizikisht, por gjithmonë do të jesh në mbamendjën tonë i jashtëzakonshëm dhe vlerë kombëtare!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju informoja se sapo kemi marrë…