Avdijaj prezantohet te Trabzonspori

09 korrik 2019 | 12:23

Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj do të vazhdojë karrierën te Trabzonspori në kampionatin turk. 22-vjeçari është prezantuar te klubi i ri, duke nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

Sulmuesi së fundmi ishte pjesë e skuadrës holandeze Uillem II, teksa u përjashtua për arsye disiplinore. Në një prononcim për mediat pas firmës me klubin e ri, Avdijaj u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur te një klub me tifozë madhështorë si Trabzonsport ku mund të tregoj aftësitë e mia. Erdha këtu për të kënaqur këta tifozë të çmendur.

E di mirë kualitetin e madh të ekipit, gjithashtu jam në dijeni se lojtarëve të rinj u jepet mundësia të tregojnë veten këtu, prandaj kam zgjedhur Trabzonspor. Falënderoj Zotin, pastaj familjen dhe miqtë e mi”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kam fatin e madh që garoj në Formula 1 prej…