Avdullah Hoti emërohet nënkryetar i LDK-së

20 qershor 2020 | 22:31

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë me dije se me shumicë të anëtarëve të Këshillit të  Përgjithshëm të LDK-së, Avdullah Hoti është emëruar nënkryetar i LDK-së, i cili mban edhe postin e kryeministrit të vendit.

“Kam nderin t’ju njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 20 qershor 2020 në ora 19:00, pyetjes: A e përkrahni propozimin që z. Avdullah Hoti të jetë nënkryetar i LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim”.

“Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që:  z. Avdullah Hoti të zgjedhet  nënkryetar i LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot ka shkarkuar nga posti nënkryetares së partisë dhe anëtares së Kryesisë, Vjosa Osmanin.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mori këtë vendim pas propozimit të liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, sipas të cilit, Osmani ka shkelur statutin e partisë, kur është shprehur kundër qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shkarkimit nga pozitat udhëheqëse në  LDK, ka reaguar Vjosa…