Avdyli kërkon komision hetimor për lejet e hidrocentraleve

30 korrik 2020 | 12:43

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka iniciuar kërkesën për ngritjen e Komisionit parlamentar për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Në një paraqitje para mediave, Avdyli ka deklaruar se ky komision në mënyrë të veçantë do të adresojë shkeljet eventuale ligjore procedurale në dhënien e lejeve të ministrive të linjës dhe autoriteteve të tjera për operimin e hidrocentraleve.

“Kemi filluar me procedurat për ngritjen e këtij komisioni hetimor i cili do të merret kryesisht për hetimin e çështjeve të lumenjve, shfrytëzimin e tyre, çështjen e hidrocentraleve dhe mbikëqyrjen e aplikimit të lejeve të ndryshme për hidrocentrale, në mënyrë të veçantë ky komision do të adresojë edhe shkeljet eventuale ligjore procedurale në dhënien e lejeve të ministrive të linjës, autoriteteve të tjera, mënyrën e shfrytëzimit të burimeve ujore, korrupsionit institucional të mundshëm që mund të ketë ndodhur gjatë adresimit të këtyre çështjeve. Unë sot kam marrë përkrahje edhe të kryetares së Kuvendit të Kosovës për këtë iniciativë, pastaj të kryetarit të Komisionit për Bujqësi nga Lëvizja Vetëvendosje, kolegë të ndryshëm të cilët e kanë përkrahur këtë komision po ashtu kërkesën për nënshkrime e kam dorëzuar edhe në Grupin Parlamentar të LDK i cili grup do ta marrë një vendim për përkrahje për ngritje të këtij komisioni”, ka deklaruar Avdyli.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LV-së , Arbërie Nagavci,…