Avionët luftarakë turq “pushtojnë” hapësirën ajrore, Greqia me sytë nga qielli

25 shkurt 2021 | 23:12

Grekët akuzojnë se një “breshëri” e re sfidash mbi Egje u bë sot nga forcat ajrore turke.

Vetëm disa orë pas kërcënimeve të reja të Rexhep Tajip Erdogan se Turqia do të ishte vazhdimisht e pranishme në “detin e ishujve” siç ai e quajti Egjeun dhe Mesdheun Lindor, Athina thotë se Ankaraja kreu 30 shkelje të hapësirës ajrore. Mediat në Athinë theksojnë se avionët grekë ishin në gatishmëri.

“Dy avionë turq “F-16” dhe dy “ATR 72” fluturuan sot mbi Egjeun Verilindor, Qendror dhe Juglindor. Avionët turq u identifikuan dhe u përgjuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare, sipas praktikës së vendosur” shkruajnë mediat greke.

Tensionet e forta janë rikthyer mes dy vendeve pasi Ankaraja nxori në lundrim anijen kërkimore “Cesme” e cila u largua sot nga Egjeu, por që në ditët në vijim Turqia pritet që të nisë një stërvitje të madhe ushtarake për t’i treguar forcën Greqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United, Roma dhe Milani janë skuadrat e radhës favorite…