Kualifikohen Unitedi, Milani dhe Roma

25 shkurt 2021 | 22:59

Manchester United, Roma dhe Milani janë skuadrat e radhës favorite për këtë garë, që janë kualifikuar në rundin tjetër të Europa League.

Manchester United barazoi 0-0 në sfidën e kthimit me Real Sociedad në “Old Trafford” dhe u kualifikua në rundin tjetër falë fitores 4-0 në ndeshjen e parë.

Roma gjithashtu u kualifikua pas fitores 3-1 në sfidën e kthimit në Olimpico, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1.

Në rundin tjetër është kualifikuar me vështirësi Milani.

Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Crvena Zvezdën në San Siro dhe u kualifikuan në fazën tjetër falë vlerës së golit mysafirë, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…