Hoxhaj: Ne presim që Kurti ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb

25 shkurt 22:44

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pret nga i pari i VV’së i cili me gjasë do të bëhet kryeminstër, Albin Kurti, që ky i fundit ta kthejë kufirin e Kosovës në Çakorr dhe Zhleb.

Kjo për shkak se Kurti kishte protestuar kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, duke hedhur edhe gaz lotsjellës partia e tij në Kuvend, shkruan Express.

“Ne presim prej Kurtit që të ofrojë platformë, që ta kthejë kufirin në Cakorr dhe Zhleb. Sikurse ka kundërshtuar më 2016…”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje, ai tha se nëse Kurti takohet me Vuçiqin për dialog, pret që t’i përmbush disa kushte që Kurti, sipas Hoxhajt, i ka vendosur në mënyrë publike.

“Unë pres Kurtit që para se të takohet me Vuçiqin unë pres që t’i përmbush kushtet që i ka vendosur në mënyrë publike”, shtoi Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arton Demhasaj nga Organizata Çohu thotë se kanë bërë dy…