Avioni luftarak hyn mes ndërtesave, qytetarët frikësohen për sulm terrorist

26 shtator 2021 | 09:23

Mijëra banorë të Brisbane në Australi kanë mbetur të shokuar dhe shumë prej tyre të trembur kur panë që një avion C-17 i Forcave Ajrore Australiane fluturoi mes ndërtesave shumëkatëshe të shtunën.

Avioni Boeing C-17A Globemaster III u kap nga kamerat ndërsa fluturonte në kuota të ulëta gjatë një stërvitje ushtarake.

Banorët ishin njoftuar më herët për stërvitjen e përvitshme “Sunsuper Riverfire”, por shumë prej tyre u panikosën pasi pamjet të kujtonin sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA. /a2news.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Benjamin Plackett Deri 200 vjet më parë, askush në…