Avioni që fluturon me vaj gatimi kryen udhëtimin e parë nga Londra në Nju Jork
Një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë amerikane Virgin Atlantic ka kryer fluturimin e parë dhe historik transatlantik të mundësuar nga karburanti i gjelbër i përbërë nga vaji i gatimit.
Avioni u nis nga aeroporti Heathrow i Londrës dhe u ul në aeroportin JFK të Nju Jorkut.
Themeluesi i Virgin Sir Richard Branson, Sekretari britanik i Transportit Mark Harper dhe shefi ekzekutiv i Virgin Atlantic Shai Weiss ishin mes pasagjerëve në fluturimin, i cili nuk transportoi udhëtarë.
“Bota gjithmonë do të supozojë se diçka nuk mund të bëhet, derisa bëhet realitet. Fryma e inovacionit po ia del dhe po përpiqet të provojë se ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë për të mirën e të gjithëve”, tha Branson.
Ndërkohë, Sekretari britanik i Transportit u shpreh: “Fluturimi i sotëm 100% me energji Saf tregon se si ne mund të dekarbonizojmë transportin si tani ashtu edhe në të ardhmen, duke ulur emetimet e ciklit jetësor me 70% dhe duke frymëzuar gjeneratën e ardhshme për zgjidhje të gjelbërta.”
I pyetur nëse opsioni më i gjelbër do të ishte që fluturimi të mos bëhej fare, Harper i tha BBC Breakfast, se “njerëzit duan të fluturojnë dhe qeveria në Londër dëshiron që kjo të vazhdojë të bëhet në një mënyrë që përmbush dispozitat mjedisore”.