Avni Arifi: Taksa është për shtetin e Serbisë, jo për qytetarët tanë

12 dhjetor 2018 | 16:13

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka thënë se Qeveria e Kosovës kurrë s’ka marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësisht përkatësisë etnike.

“Qeveria e Kosovës kurrë s’ka marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësisht përkatësisë etnike. Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë se taksa 100% krijon krizë humanitare. Nuk ka krizë. Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356. Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Arifi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur të mërkurën…