Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës, Gjini i falënderon anëtarët për angazhimin e tyre
18 qershor 2026
| 19:11
Sot u konstituua Këshilli Drejtues i Aleancës, duke formalizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh me mandat katërvjeçar.
Gjatë takimit konstituiv, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u uroi të gjithë anëtarëve zgjedhjen dhe i falënderoi për angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor. Ai theksoi nevojën për mobilizim dhe përkushtim të shtuar në hapat e ardhshëm drejt zhvillimit dhe fuqizimit të Aleancës. Në vazhdim të këtij procesi të konsolidimit, Aleanca njoftoi se së shpejti Këshillit Drejtues do t’i propozohet për miratim edhe Kryesia e re e Aleancës, duke përmbyllur kështu fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese.



