Avokati i Azem Sylës, Berisha: Syla nuk ka kontaktuar me asnjë prokuror

17 nëntor 2020 | 09:00

Milaim Zeka mbrëmë ka thënë se prokurorët e Speciales i kanë thënë Azem Sylës mos të largohet nga Kosova. Pas dëgjimit të kësaj deklarate ka reaguar avokati i ish-komandant Sylës, Besnik Berisha, i cili ka thënë: “Me pak fjalë, kjo është absolutisht e pavërtetë. Z. Azem Syla nuk ka kontaktuar asnjëherë me asnjë prokuror dhe i gjithë komunikimi me prokurorët e specializuar deri më tani është zhvilluar përmes meje si mbrojtës i tij”, thuhet në reagimin e avokatit në “Facebook”.

Shkrimi i plotë i Berishës në “Facebook”, pa ndërhyrje:

Me pak fjale, kjo eshte absolutisht e pavertete!

Z. Azem Syla nuk ka kontaktuar asnjehere me asnje Prokuror dhe i gjithe komunikimi me Prokuroret e Specializuar deri me tani eshte zhvilluar permes meje si mbrojtes i tij.

Deri me sot, nuk ka asnje kerkese te tille nga Prokuroret e Specializuar, madje as qe mund te kete kerkese te kesaj natyre sepse liria e levizjes nuk mund te cenohet nga askush, pa nje vendim te Gjykates.

Pavaresisht kesaj, nga ajo qe une kam perceptuar me rastin e intervistimit te z. Syla ne Hage si dhe bazuar ne zhvilimet e fundit, gjykoj se nuk ka asnje logjike juridike qe te kete aktakuze nga Dhomat e Specializuara kunder z. Azem Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka folur rreth deklaratave që…