Avokati i Thaçit vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja miratoi një tjetër apel të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

01 korrik 2026 | 16:13

Luka Misetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar përmes një postimi në platformën “X” se Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka miratuar edhe një apel tjetër të Prokurorisë.

Ai ka theksuar se të gjitha apelet e Prokurorisë janë miratuar, ndërsa të gjitha apelet e mbrojtjes janë refuzuar nga Paneli i Apelit.

“Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë. Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në shqyrtim: apele të prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses) dhe apele të mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100 për qind dështim)”, ka shkruar ai.

Avokati ka deklaruar se Dhomat e Specializuara të Kosovës duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi pas përfundimit të mandatit të tyre, duke vënë në dyshim drejtësinë e kësaj gjykate.

“Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit”, ka shkruar Misetiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar të…